Shkurt.ch
Zviceranët në vitin 2016 kanë fituar 1.1 për qind më shumë
Disa grupe profesionesh kanë përfituar më shumë nga rritja e pagave se disa të tjera kështu, rritja më e madhe është regjistruar te të punësuarit në tregtinë me shumicë, ku pagat nominale janë rritur për 2.2%
Zviceranët gjatë vitit 2016 kanë fituar mesatarisht 1.1 për qind më shumë se një vit më parë. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë (BFS), pagat nominalisht janë rritur për 0.7%. Por realisht, rritja e tyre llogaritet 1.1%, kur të përfshihet në llogaritje edhe lëvizja e çmimeve në vend. E ato kanë rënë gjatë vitit 2016 për 0.4%, shkruan 20minuten.ch.
Disa grupe profesionesh kanë përfituar më shumë nga rritja e pagave se disa të tjera kështu, rritja më e madhe është regjistruar te të punësuarit në tregtinë me shumicë, ku pagat nominale janë rritur për 2.2%. Ngjashëm janë ndarë edhe punëtorët e bankave dhe të sigurimeve, me një rritje prej 2.1%, transmeton albinfo.ch. Në pjesën e epërme të listës së rritjes së pagave janë edhe punonjësit e industrisë kimike e farmaceutike, me një rritje prej 1.5%.
Nga ana tjetër, degët, punonjësit e të cilave kanë fituar nominalisht më pak janë ato si prodhimi dhe përpunimi i metaleve, me një minus pre 0.1%, prodhimi i artikujve ushqimorë dhe pijeve me minus 0.2. por edhe në këto degë, falë uljes së çmimeve në treg, realisht ka pasur një ngritje të vogël të vlerës së pagave.
Vetëm në degën e prodhimit të produkteve të drurit, letrës dhe shtypit, ka pasur një rënie si nominale ashtu dhe reale të pagave: Nominalisht minus 0.7% e realisht minus 0.3%. Në fund të listës është dega e mjeteve motorike, me minus 0.4%.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














