Shkurt.ch
Gjermanët kërkojnë ashpërsim të kontrollit në kufi me Zvicrën
Një politikan i CSU ka kërkuar kontrolle më të përpikta në kufirin me Zvicrën, në landin Baden-Württemberg. Madje, nëse paraqitet nevoja, ato duhet t`i bëjmë edhe pa bekimin e BE-së”
Fluksi i madh i migrantëve që përmes Zvicrës kalojnë në Gjermani, duhet të bëjë Gjermaninë të ushtrojë kontroll më rigoroz të kufirit të saj me Zvicrën. Këtë e kërkojnë politikanët gjermanë të partive konservative në pozitë, CDU dhe CSU, shkruan “Der Spiegel”.
Sipas magazinës në fjalë, në mesin e atyre që kërkojnë këto masa është edhe zëdhënësi për politikë të brendshme i CSU. Stephan Mayer. Ai ka kërkuar kontrolle më të përpikta në kufirin me Zvicrën, në landin Baden-Württemberg, transmeton albinfo.ch. Madje, nëse paraqitet nevoja, ato duhet t`i bëjmë edhe pa bekimin e BE-së”, ka thënë ai.
Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, në kufirin me Zvicrën gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë konstatuar 1880 hyrje ilegale të migrantëve nga Zvicra. Dhe ky numër është më shumë se tri herë më i madh se në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Shumë refugjatë të cilët nga Libia zbarkojnë në Itali dhe pastaj kalojnë nëpër Zvicër, synim e kanë në të vërtetë Gjermaninë.
Në kufirin gjerman me Austrinë në Bavari janë vendosur kontrollimet e ashpërsuara nga shtatori i vitit 2015 dhe Bavaria synon që ato t`i vazhdojë së paku deri në fund të vitit 2017.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










