Lajme
2.2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Rinasit në Tiranë
Në raport me vitin e mëparshëm, numri i pasagjerëve është rritur me 11%
Janë rreth 2.2 milionë pasagjerë, që kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin e Rinasit gjatë vitit të kaluar, një nivel rekord ky, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA). Në raport me vitin e mëparshëm, numri i pasagjerëve është rritur me 11%.
Shqiptarët që udhëtojnë tek të afërmit, apo për qëllime turistike, apo dhe të huajt që vizitojnë vendin e më pas kthehen në shtëpitë e tyre, e kanë mbajtur mjaft të zënë aeroportin e vetëm në vend.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2016, shtetasit shqiptarë kanë përbërë gati 60% të totalit të pasagjerëve dhe pjesa tjetër janë të huaj. Lëvizjet si të shtetasve të huaj, ashtu dhe të atyre vendas, kanë shënuar një rritje të ndjeshme që pas vitit 2012.
Siç raporton Monitor nga Tirana, rreth 460 mijë të huaj kanë hyrë përmes rrugëve ajrore në Shqipëri në vitin 2016 (14% rritje), nga 4.7 milionë të huaj që rezultojnë të kenë vizituar gjithsej Shqipërinë në 2016-n.
Ndërsa numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit përmes Aeroportit të Rinasit gjatë vitit të kaluar ka arritur në 643 mijë, apo gati 9% më shumë se një vit më parë.
Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit është Roma, me 300 mijë pasagjerë, me rënie prej 5% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.
Destinacioni i dytë është Milano, me 209 mijë pasagjerë, me rritje 23% në raport me një vit më parë.
Stambolli është në vend të tretë, me 203 mijë pasagjerë (3% rritje). Edhe Stambolli është bërë konkurrues vitet e fundit si një destinacion tranzit, kryesisht drejt SHBA-së, por edhe vendeve aziatike.
Vjena mbetet pika kryesore e kalimit drejt gjithë Europës e jashtë saj. Në vitin 2016, nga dhe drejt Aeroportit të Vjenës udhëtuan rreth 160 mijë pasagjerë, me një rritje prej 11% në krahasim me 2015-n.
Më pas renditen qytetet e Italisë, si Piza, Bergamo, Bolonja, Verona, ku jetojnë e punojnë shumë emigrantë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











