Lajme
Zaev nuk zbrapset, do të krijohet qeveria e re në Shkup
Kreu i opozitës, Zoran Zaev, ndërkohë ka bërë të ditur se nuk do të zbrapset në krijimin e qeverisë së re. «Qeveria e re do të krijohet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën"
Janë arrestauar të dielën në Shkup disa persona pas uzurpimit të dhunshëm të Parlamentit të Maqedonisë. Mediat në Shkup thonë se janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një funksionar i Shërbimit Informativ të Maqedonisë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikoi edhe listën e 15 personave të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si organizatorë dhe sulmues brenda parlamentit të vendit. Gjatë uzurpimit të Parlamentit të Maqedonisë u lënduan 109 persona, ndër ta edhe tre deputetë, përcjell albinfo.ch.
Kreu i opozitës, Zoran Zaev, ndërkohë ka bërë të ditur se nuk do të zbrapset në krijimin e qeverisë së re. «Qeveria e re do të krijohet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën”, ka thënë për mediat të dielën kreu socialdemokrat. Ai e cilësoi të ligjshme edhe zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












