Shkurt.ch
Ngadalësohet rritja e numrit të punëtorëve nga zonat kufitare me Zvicrën
Në regjionin e Liqenit të Gjenevës, Zvicra Frankofone, ku janë më shumë se një e treta e punëtorëve “frontalierë”, në tremujorin e parë ka pasur një rënie të tyre prej 0.8 për qind
Numri i punëtorëve ”ndërkufitarë” që jetojnë jashtë dhe punojnë në Zvicër në tremujorin e parë të këtij viti është rritur më pak se në periudhat e mëhershme. Madje numri i punëtorëve të kësaj kategorie nga Franca ka shënuar një minus të vogël, për herë të parë nga viti 2009.
Në fund të marsit në Zvicër ka pasur 317.800 punëtorë ndërkufitarë, ose 2.8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, shkruan albinfo.ch. Ndërsa vitin e kaluar në po atë periudhë rritja ishte 7 për qind.
Në regjionin e Liqenit të Gjenevës, Zvicra Frankofone, ku janë më shumë se një e treta e punëtorëve “frontalierë”, në tremujorin e parë ka pasur një rënie të tyre prej 0.8 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë një viti më parë.
Zvicra veriperëndimore, ku hyjnë rreth një e katërta e punëtorëve të huaj ndërkufitarë, janë regjistruar 1.9 për qind më shumë. Vetëm në Ticino, pjesën italiane të Zvicrës ka pasur një rritje prej 3.6 për qind.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











