Sport
Argëtimi i fëmijëve në kampin e Shaqirit
“Natyrisht ai është shumë i zënë me takime dhe nuk mund të ndalet në çdo kamp, megjithatë për këtë arsye kemi krijuar ‘Shaq-Day” apo “Dita e Shaqirit” për ta takuar yllin e futbollit. Kjo do të bëhet në Rapperswil më 25 qershor. Atje të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi për të takuar Xherdanin”, ka thënë Arianit Shaqiri
Nëse dëshironi të takoheni me yllin e futbollit Xherdan Shaqiri, atëherë ju keni një mundësi nëse jeni pjesë e kampit të Shaqirit. Themeluesi i kampeve, Arianit Shaqiri në një intervistë për “regional-fussball.ch”, tregon gjithçka rreth kampeve me fëmijët, përcjell albinfo.ch.
Ai në fillim tregon për idenë e mbajtjes së kampeve. “Kjo ka ndodhur kur e kam shoqëruar vëllain tim Xherdanin gjatë kohës së tij në Bayern Munich dhe kemi biseduar shumë për futbollin. Një mbrëmje ishim së bashku në shtëpi dhe më tha të ndërtojmë një akademi profesionale të futbollit dhe të mbajmë kampe për fëmijët”, tregon Arianiti në fillim.
Në kampe fëmijët mund të argëtohen dhe të luajnë futboll. “Koncepti unë është në kampe të mos ketë më shumë se 80 fëmijë, pasi dëshirojmë cilësi dhe fëmijët të jenë të lumtur. Për ne është shumë e rëndësishme disiplina që mbretëron. Kampet tona gjithashtu janë një shkollë e jetës”, ka shtuar tutje ai.
Fëmijët mund të takojnë Shaqirin. “Ai ka qenë në Wallisellen tetorin e kaluar në një vizitë një-ditore. Natyrisht ai është shumë i zënë me takime dhe nuk mund të ndalet në çdo kamp, megjithatë për këtë arsye kemi krijuar ‘Shaq-Day” apo “Dita e Shaqirit” për ta takuar yllin e futbollit. Kjo do të bëhet në Rapperswil më 25 qershor. Atje të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi për të takuar Xherdanin. Pra, do të jetë një befasi e bukur”, ka theksuar Arianiti.
Ai më tutje ka treguar edhe për aktivitet që mbahen. Fëmijët janë nga mosha 6-16 vjeçare. Kampet janë gjithashtu edhe për vajzat. Kampi kushton 350 franga, kurse për çdo vëlla do të ketë zbritje në 270.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj Deputeti Andreas Gafner propozon natyralizim të thjeshtuar për sipërmarrësit e huaj në Zvicër... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres











