Bota
Kriza më e madhe e pensioneve në botë
Brezat e ardhshëm janë gati të bllokohen në krizën më të madhe në histori të pensioneve, nëse politikanët e ekonomive kryesore të botës nuk do të ndërmarrin veprime, thotë Forumi Ekonomik Botëror (WEF), raporton “CNBC”.
Organizata me seli në Gjenevë parashikon se sfidat e popullsisë në plakje mund të detyrojnë ekonomitë kryesore të botës për të luftuar kurdisjen e «bombës» së pensioneve.
Analiza e “WEF”, tregon se gjashtë vendet me pensionet më të larta : SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Holandë, Japoni dhe Australi – të dy vendet me popullsi më të dendur Kina dhe India, do të përballen me një mungesë të mjeteve të pensioneve prej mbi 400 mijë miliardë deri në vitin 2050, në krahasim me 70 mijë miliardë në vitin 2015.
“Rritja e pritshme në jetëgjatësinë dhe plakja e popullsisë, është si rezultat ekuivalenti financiar i ndryshimeve klimatike”, ka thënë Michael Drexler, kreu i sistemeve të financave në “WEF”, sipas një raport të publikuar të premten, përcjell albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të “WEF” mungesa e ardhshëm e kursimeve pensionale në të gjitha tetë vende do të rritet me 5% në vit, në katër dekadat e ardhshme. Kjo korrespondon me një deficit edhe për 28 miliardë dollarë çdo 24 orë.
Raporti është bazuar në parashikimet për një mungesë në kursimeve të fondeve pensionale të nevojshme për të lejuar njerëzit që të dalin në pension, pa prekur standardin e jetës. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka rekomanduar objektivin prej 70% të të ardhurave të njerëzve para daljes në pension të tyre.
“WEF” ka prezantuar një plan prej pesë pikave që politikanët duhet ta pranojnë për të kapërcyer ndikimin e krizës së pensioneve për brezat e ardhshëm.
Aktivitetet prioritare përfshijnë rishikimin e moshës së pensionimit në vend, perceptimin e ndihmës teknologjike nëse është e nevojshme, mbështetja financiare e njerëzve në nevojë, duke siguruar komunikim të qartë me të gjithë dhe standardizimin e informacionit të pensioneve për t’i dhënë qytetarëve pasqyrë të plotë dhe të duhur për gjendjen financiare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












