Jeta në Zvicër
Zviceranët kundër anëtarësimit në BE dhe NATO
Shumica e zviceranëve duan që vendi i tyre të ndjekë një politikë të neutralitetit dhe pavarësisë ekonomike. Vetëm 19% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe vetëm 15% “për” anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu thuhet në raportin vjetor të publikuar në Bernë “Security 2017”, përcjell albinfo.ch.
“Përqindja e njerëzve që kanë një qëndrim të favorshëm ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo NATO-s, është shumë e ulët,” vuri në dukje hulumtimi. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i atyre që dëshirojnë të bashkohen me BE, është ulur me 1%. Në të njëjtën kohë, 81% e qytetarëve zviceranë kanë miratuar bashkëpunimin ekonomik me BE-në, i cili është partneri kryesor tregtar i republikës Alpine. Sa i përket NATO-s, si vitin e kaluar, bashkimi me Aleancën e Atlantikut të Veriut e kanë mbështetur 19% e të anketuarve. “Neutralitetin” ende e preferojnë gati 95 për qind të popullsisë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











