Lajme
Thaçi pritet me nderime të larta në Kroaci
Thaçi është shprehur se Kosova dhe Kroacia vazhdojnë të kenë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë, si në ditët e luftës si në ditët e paqes
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku po qëndron për një vizitë zyrtare bilaterale. Në takim me presidenten kroate Thaçi është shprehur se Kosova dhe Kroacia vazhdojnë të kenë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë, si në ditët e luftës për liri e barazi, në kohën e ndërtimit të shtetit si dhe tani në kohën e konsolidimit të shtetit.
“Jam i gëzuar që qeveritë tona janë afër finalizimit të marrëveshjes për Partneritet Strategjik në mes dy vendeve tona. Kjo do të hap rrugë jo vetëm për thellim të bashkëpunimit, por edhe koordinimit të veprimeve tona në marrëdhëniet bilaterale, në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare, qoftë në NATO kur është fjala për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, qoftë në Samitin Brdo-Brione apo forumet tjera ndërkombëtare.
Në takim u fol edhe për komunitetet respektive, që sipas Presidentit Thaçi “janë ura lidhëse në mes Kosovës dhe Kroacisë”.
Nga ana tjetër, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka thënë se Kroacia do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe angazhimin për të arritur paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit. Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.
“Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, ato janë shumë miqësore, por sigurisht që ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën… Mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër, jo vetëm në shitjen e produkteve tona dhe shërbimet, por edhe një prani më e madhe e kompanive kroate në Kosovë”, ka thënë Kitaroviq.
Edhe presidenti i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet ekonomike mund të jenë më mirë për shkak se “Kroacia ka potencial të madh për investime në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.
E para e Kroacisë ka përmendur interesimin e kompanive në sektorin e energjisë, me theksa të veçantë sa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












