Sport
Seferi, në ring, me gjurin e shkatërruar nga tumori!
Para meçit, Seferit i qe keqësuar gjendja , por ai vendosi të luftonte: "Më mirë të vdes se sa të dorëzoj titullin pa luftë"
Boksieri shqiptar me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi kishte vënë jetën në rrezik, kur, në muajin shtator kishte mbrojtur titullin e kampionit evropian të boksit. “Tajsoni shqiptar”, siç e quajnë mediet, po vuante prej gjashtë vitesh nga një lloj kanceri i kockave të këmbës, në pjesën e nëngjurit. Përveç se i kishte shkatërruar pjesë të ashtit, ky tumor i shkaktonte boksierit dhimbje të rënda.
Pak kohë para meçit, Seferit i qe keqësuar gjendja edhe më shumë, por ai nuk deshi t`i dëgjonte këshillat e mjekëve dhe vendosi të luftonte. “Më mirë të vdes se sa të dorëzoj titullin pa luftë”, kishte deklaruar Seferi, sikur idhujt e tij, gladiatorët. Ai luftoi dhe mbrojti titullin.
Kolegët dhe të njohurit e tij thonë për Figosport se Nuriu, në fakt, prej gashtë vitesh nuk kishte mundur të brente asnjë stërvitje ku do të angazhohej këmba e tij e djathtë, e prekur nga tumori. Gjithë luftërat i kishte “shtyrë me gjoks”, vetëm falë vullnetit të jashtëzakonshëm.
“Me ndihmën e zotit, ai i ka tejkaluar me sukses të gjitha”, thotë këshilltari i Seferit, Luan Dreshaj. Më 4 nëntor Nuri Seferi ka operuar në Bernë nëngjurin. Tumori, i cili ia kishte shkatërruar keq eshtrat, i është hequr me sukses. Në vendin e operuar i është vendosur një pllakë titani. Dhe, Nuriu tashmë flet sërish për boks. Më saktë, për titullin e kampionit të botës.
Sapo të filloj sërish stërvitjet e vërteta, përfshirë ehdh vrapimin, unë do të jem i gatshëm të dal në mejdan me Marco Huck, me Xoan Pablo Hernandez etj”, numëron ai kundërshtarët e mundshëm. “Kur të jem i përgatitur mirë, i mund që të gjithë”.
Pastaj Nuri Seferi, i thotë gazetarit të Figosport se këtë ia ka borxh shqiptarëve, popullit të tij. “Dëshiroj të bëhem kampion botëror dhe të bëj histori për Shqipërinë. Para secilës betejë më kalojnë para sysh pamje nga historia e popullit tim . Ne jemi populli më i vjetër i Evropës, por kemi histori shumë tragjike. 10 milionë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në gjashtë shtete. Na i kanë vënë kufijtë përmes trojeve tona. Ne më me dëshirë do të ishim së bashku. Përmes boksit, dëshiroj të vë masat në lëvizje dhe të bashkoj njerëzit”, ka thënë Seferi.
Po shkuan mirë planet, Nuri Seferi do të mund të ngjitet në ring në fillim të vitit 2012, ku do të synojë titullin e kampionit botëror.
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025











