Bota
BE: Goodbye, Roaming!
Prej 15 qershorit (prej sot) në tërë territorin e Bashkimit Evropian Roaming do të pushojë së funksionuari.
“Heqja e Roaming-ut është një histori e vërtetë evropiane suksesi. Nga ky moment qytetarët që udhëtojnë në BE për të bërë thirrje, për mesazhet dhe internetin në telefonat e tyre mobilë do të paguajnë të njëjtin çmim si në shtëpi. Heqja e Roaming-ut është një nga arritjet më të mëdha konkrete të BE-së”, thuhet në deklaratë.
Operatorët kanë përgatitur për dy vjet heqjen e tarifave Roaming. Në BE janë të bindur se ata do të përfitojnë nga rregullat e reja në favor të klientëve të tyre. Heqja e tarifave Roaming është një nga gurët e themelit të tregut të vetëm dixhital të BE-së.
Thirrjet në territorin e BE-së fillojnë dhe përfundojnë në Austri, Belgjikë, Qipro, Bullgari, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Britani të Madhe, në përputhje me rregullat e reja do të duhet të aplikojnë si çmimet nacionale.
Çdo përdorues, i cili gjendet në një nga këto vende, do të flasë me një çmim të rënë dakord me operatorin në shtëpi.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











