Sport
Letra e hapur e futbollistëve të Kosovës
Në kohët e fundit ka pasur disa pakënaqësi te Përfaqësuesja e Kosovës, sidomos pas largimit të Besart Berishës dhe kritikat e shumta në drejtim të trajnerit, Albert Bunjaki, shkruan albinfo.ch.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani duke folur në emër të futbollistëve ka kërkuar durim dhe bashkim në këto kohë të vështira.
Kosova ka një barazim e pesë humbje në kualifikueset për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
Letra e hapur e Samir Ujkanit
I dashur popull i Kosovës,
Nuk po u drejtohem për të gjetur arsyetime, as për të larguar përgjegjësitë e secilit prej nesh, por për të treguar se më shumë se çdo kush tjetër jemi ne futbollistët ata që e ndjejmë peshën e këtyre humbjeve, sepse ndjejmë shumë përgjegjësi kur veshim atë fanellë, që për ne është pjesë e lëkurës, është identiteti ynë.
Ne jemi këtu falë punës së palodhshme të federatës e kryesisë së saj, falë selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe fal insistimit të njerëzve që ia donë të mirën Kosovës. Jemi këtu për të respektuar popullin prej të cilit vijmë, jemi këtu, sepse Kosovën e ndjejmë më shumë se çdo gjë tjetër, jemi këtu sepse të bashkuar emrin e Kosovës do ta ngritim shumë lartë.
Jemi këtu sepse kemi një staf udhëheqës në federatë që ka triumfuar mbi çdo sfidë që i është paraqitur dhe ka arritur ta anëtarësoj Kosovën në FIFA, ndonëse shteti nuk e kishte e nuk e ka akoma as edhe një stadium për t’ i zhvilluar ndeshjet tona në Kosovë, por ata ia dolën të na fusin në këtë nivel.
Të gjithë së bashku, duke filluar nga Kryetari i Federatës, Selektori dhe të gjithë futbollistët kemi derdhur shumë djersë e mund për të vu themelet e këtij ekipi, të cilin jemi gati ta mbrojmë me çdo kusht.
I fortë nuk është ai që nuk rrëzohet, por ai që bie e ngrihet përsëri. Vetëm të bashkuar mund të ringrihemi, na lejoni t’ ia arrijmë këtij qëllim, sepse zemra na është djegur rrugëve të Evropës kur kemi besuar te Kosova më shumë se askush tjetër, asokohe këtë nivel vetëm e kemi ëndërruar, na lejoni që tash të gjithë së bashku ta realizojmë këtë ëndërr.
Në emër të grupit të futbollistëve,
Samir Ujkani, kapiten #unëbiriytkosovë
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












