Fotolajmi
“Nike” do të reduktojë numrin e punëtorëve në gjithë botën
Kompania e pajisjeve sportive "Nike" do të reduktojë rreth 2% të personelit në gjithë botën.
Gjiganti tha se do të përfshihen 1.400 punonjës dhe deri më tani nuk është e qartë saktësisht se ku në botë do të zbatohen reduktimet nga puna, raporton “CNN”.
Në “Nike” janë duke punuar rreth 70,000 njerëz dhe vetëm në fabrikën në Oregon, SHBA, ka rreth 10,000 punonjës.
Politika e reduktimit do të zbatohet brenda 2 muajve të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Pushime nga puna janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të shitur produktet direkt për konsumatorët, dhe se do të shtojë shpejtësinë për realizimin e produkteve të saja në tregjet në botë.
Në ndjekje të këtij qëllimi, “Nike” do të zgjerojë operacionet në 12 qytete, duke përfshirë New York, Londër, Shangai, Tokio, Paris dhe Mexico City.
“Nike” pret në këto qytete të kontribuojnë me mbi 80% të rritjes së kompanisë deri në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër












