Kultura
Häsler: “Është koha që Kosova të krijojë një film të madh”
“Ndonëse me përvoja të ngjashme, Kosova, për fat të keq ende nuk e ka një film si “Grbavica” ose “No Man`s Land” të Bosnjës”
Regjisori zviceran Georg Häsler Sansano, konsiderohet si njohës i mirë i Kosovës dhe i Ballkanit në përgjithësi. Ai ka bërë tashmë disa emisione televizive për Kosovën dhe një film dokumentar mbi shqiptarët. “Arbëresh” mban emrin filmi i tij, i cili bën fjalë për një shqiptar nga Kosova dhe një arbëresh që jetojnë në Zvicër. Filmi bën fjalë për identitetet dhe për atë se ku ndjehet njeriu si në shtëpinë e vet.
Häsler, si anëtar i jurisë, ka një mendim interesant për vlerat e festivalit Swikos 2011. “Këtë festival e shoh si takim kulturor të dy regjioneve evropiane; njërit regjion që është Ballkani dhe tjetrit, që është Zvicra. Të dy palët jemi pjesë e Evropës dhe përmes gjuhës së filmit ne kuptohemi më mirë mes vete”, thotë ai.
Sa i përket nivelit të filmave, Hassler mendon se ka pasur filma vërtetë të mirë në këtë festival. Por ai ka edhe vërejtjet e veta. “Mua më ka munguar një film që do të ishte i shkëlqyer, i kompletuar. Filmat, ose kanë pasur problem me përmbajtjen ose me formën”, thotë Hassler.
Këtë mungesë ai thotë se e ka ndjerë si te filmat shqiptarë ashtu edhe te ata zviceranë dhe gjermanë. “Madje filmi më i keq, për mendimin tim ka qenë pikërisht një film zviceran”, thotë ai. Për më tepër, sipas tij, filmat shqiptarë kanë më shumë forcë, për faktin se pasqyrojnë një realitet me më shumë probleme.
Ndërkaq, Häsler thotë se ka fare pak njohuri për kinematografinë e Kosovës. Por ai duke vënë paralele me Kosovën përmend disa filma boshnjakë, të shpërblyer me çmime të larta ndërkombëtare. “Ndonëse me përvoja të ngjashme, Kosova, për fat të keq ende nuk e ka një film si “Grbavica” ose “No Man`s Land” të Bosnjës.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025













