E-Diaspora
Leunora Salihut i dorëzohet çmimi “Lothar-Fischer”
Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë “formësimi fascinues dhe qasje me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut
Në mbrëmjen e të shtunës i është dorëzuar çmimi “Lothar-Fische” për vitin 2017 skulptores nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Leunora Salihu.
Në praninë e mbi 100 artdashësve, miqve dhe sponsorëve të muzeut, pastaj të funksionarëve të lartë të qytetit ishin të pranishëm në solemnitetin e ndarjes së çmimit “Lothar-Fische” për vitin 2017 që u bë në muzeun e arteve në Neumarkt. Po këtë mbrëmje aty është hapur edhe ekspozita e artistes Monika Grzymala, shkruan mittelbayerische.de
Çmimi “Lothar-Fischer-Preis” ndahet një herë në dy vjet dhe pas një procedure konkurrimi prej dy etapash, transmeton albinfo.ch. Së pari, një juri e jashtme nominon artistë të ndryshëm ndërsa pastaj, juria e fondacionit “Lothar-Fischer” e nxjerr fituesin nga numri i artistëve të nominuar.
Kësaj here, propozimet për nominim kanë ardhur nga: Dr. Nicole Fritz (Muzeu i Arteve, Ravensburg), Prof. Axel Heil (Akademie e Arteve Pamore, Karlsruhe), Dr. Thomas Heyden (Neues Museum Nürnberg), Dr. Eva Huttenlauch (Galeria e Qytetit, Lenbachhaus, München), Werner Wohlhüter (galerist) dhe fituesi për vitin 2015 i çmimit “Lothar-Fischer”, Stefan Rohrer.
Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë “formësimi fascinues dhe qasja me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut, përcjell albinfo.ch. Përmes materialit që ajo e përdor, si qeliku, druri dhe para së gjithash qeramika, punimet e saj mund të vihen në lidhje me veprën e Lothar Fischer-it, që ishte dhe një parakusht i përmbushur për çmimin.
Vitin e ardhshëm, duke filluar nga 17 qershori, vepra e Leunorës do të ekspozohet në po këtë muze për çfarë, artistja ka thënë se gëzohet shumë.
Çmimi *Lothar Fischer” tërheq me vete edhe shumën prej 5000 eurosh.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













