Fotolajmi
Kriza e emigranteve: Austria, presion ndaj Zvicrës
Kërcënimi nga Vjena për të vendosur ushtrinë në kufirin e saj me Italinë, shton frikën e rritjes se fluksit të migranteve drejt Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Hans Peter Doskozil është njeriu që frikëson Zvicrën lindore. Ministri austriak i mbrojtjes ka kërcënuar me të vërtetë për të rivendosur kontrollet dhe për të rivendosur trupat ushtarake në kufirin e saj me Italinë.
Zyrtarët kantonal tani kanë frikë se emigrantët do të kërkojnë një mënyrë të re për të udhëtuar në Gjermani dhe në Evropën veriore. Në veçanti nëpërmjet Zvicrës, siç shkruan gazeta Aargauer Zeitung në numrin e saj të 5 korrikut, 2017.
Përdorimi i policisë ushtarake
SVP/UDC ka përfituar nga ky lajm për të bërë thirrje për të vendosur përsëri ushtrinë në kufijtë e Zvicrës, të ngjashme me atë që kërcënon Ministri i Austrisë. “Trupi i rojtareve kufitar është në prag të kolapsit. Është e domosdoshme që të mbështesim policinë ushtarake”, ka thënë me këmbëngulje Alex Kuprecht (SVP/SZ), raporton albinfo.ch.
Ushtarët për të cilët bëhet fjalë janë të trajnuar për raste të tilla dhe janë në dispozicion shumë shpejt, ka theksuar Kuprecht, duke vlerësuar se kjo përpjekje nuk duhet të bëhet duke ju kërkuar ndihmë policive të tjera kantonale, sepse atëherë kantonet do të ndëshkohen me rrezikun e mungesës së personelit të mjaftueshëm për rajonin e tyre.
Ueli Maurer i departamentit të financave që menaxhon Trupin i rojtareve kufitar (BGC), pati propozuar në dhjetor 2016 vendosjen e 50 profesionistëve ushtarak në mbështetje të njësive të saj, propozim që nuk u pranua në prill nga Këshilli Federal. Policia kantonale ka njoftuar tashmë se 50 anëtarë të stafit të tyre janë të gatshëm për të ndihmuar kolegët e tyre në Tiçino, Valais dhe Grisons në raste urgjente.
Ideja e Alex Kuprecht nuk është që nuk pëlqehet, por deputetët e tjerë refuzojnë që të veprojnë me nxitim. “Nëse presioni imigrimit bëhet i tillë sa që trupat e rojës së kufirit nuk mund ta përballojnë, atëherë policia ushtarake do të përfshihet, por kushtet nuk janë plotësuar ende,” shpjegon këshilltarja nacionale , Corina Eichenberger (FDP/PLR / AG).
Edith Graf-Litscher (PS/SP / TG) dëshiron të shohë ushtrinë në kufij vetëm “në rast të fundit. Kjo do të sinjalizonte një rrezik serioz për Zvicrën, por ne jemi shumë larg asaj”.
Rojet kufitare po menaxhojnë situatën
Tani për tani, Trupi i rojtareve kufitar nuk duan të dëgjojnë për këtë zgjidhje. “Ne mund të menaxhojmë situatën me kushtet dhe mjetet tona”, tregon një zëdhënës, i cili shpjegoi se në rast emergjence, përforcimet do të mund të arrin nga rajone të tjera të Zvicrës të cilat që do të vendosen në kufirin jugor. Nuk mund të themi se si do të zhvillohet situata në javët e ardhshme, por Trupi i rojtareve kufitar pret numrat “të krahasueshëm me ata të vitit 2016, ose pak më të larta”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












