Marrëveshja paqësore me Kosovën kusht për pranimin e Serbisë në BE
Kjo marrëveshje do ta obligonte Serbinë që të hiqte dorë nga ndërtimi, udhëheqja dhe financimi i strukturave serbe në veri të Kosovës
Autoritetet e Kosovës nuk duhet të kënaqen vetëm me plotësimin e kushteve për menaxhim të integruar të kufirit, por duhet të kërkojnë edhe nënshkrimin e një Marrëveshje të Paqes mes Serbisë dhe Kosovës.
Kështu lufta në Kosovë do të njihej edhe zyrtarisht si e tillë dhe nuk do të quhej më konflikt, siç po e quan ndonjëherë naivisht edhe vetë kryetarja e Kosovës, Serbia si palë luftënxitëse do të obligohej të merrte përsipër gjetjen e të zhdukurve nga lufta përkatësisht do të obligohej t’i hetonte drejtuesit e saj policorë – ushtarakë të operacioneve luftarake në Kosovë, si dhe të merrte përsipër kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo luftë.
Kjo marrëveshje do ta obligonte atë që të hiqte dorë përfundimisht nga ndërtimi, udhëheqja dhe financimi i strukturave serbe në veri të Kosovës.
Zatën, nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla është parakusht për çdo vend kandidat të BE-së të përfshirë në konflikte. Gjithashtu, plotësimi i kriterit për respektimin e të drejtave të pakicave, si dhe e së drejtës për qarkullim të lirë të mllrave janë ndër kriteret bazë, të njohura si kriteret e Kopenhagës, për pranimin e anëtarëve të rinj në BE.
Autoritetet e Kosovës kanë për detyrë që katalogun e kritereve për pranim ta studiojnë mirë, jo vetëm për të kushtëzuar Serbinë me nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara, të cilat Kosovën do ta njihnin de facto si shtet, por edhe për të qenë në dijeni se si duhet të ecin vetë drejt përmbushjes së kritereve për të fituar statusin e vendit kandidat në BE.
Natyrisht se kriteret bazë – lufta kundër korrupcionit dhe funksionimi i shtetit ligjor – janë ende larg jo vetëm nga përmbushja, por edhe nga vetë fillimi i funksionalizimit të tyre.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











