Jeta në Zvicër
Emigrantë janë ata që më së shumti mbyten në ujërat e Zvicrës
23-vjeçar, mashkull, i huaj. Nigeriani i ri, i cili vdiq të dielën në Gjenevë, në lumin Rhone kishte shumë gjasa për të vdekur nga një aksident ujor, nëse u referohemi statistikave. Në shkallë nacionale, Zyra për parandalimin e aksidenteve (GAP) pati tërhequr edhe një herë vëmendjen, duke dhënë një deklaratë: “Viktimat janë kryesisht djelmosha me origjinë të huaj”.
Fakti se burrat përgjithësisht përfaqësojnë katër të pestat e vdekjeve në ujë, është fakt i njohur. Ky numër mund të lidhet me një tendencë të burrave që mbivlerësojnë veten. Origjina e viktimave është theksuar vetëm kohët e fundit. Në vitin 2016, 32 prej 57 personave të mbytur në ujë, pra 56% nuk ishin zviceranë.
Ky element nuk ka mbetur pa rënë në sy të Shoqatës zvicerane për shpëtim. Ajo ka vendosur të intensifikojë parandalimin e saj pranë këtyre persona me moshë të re dhe me origjinë të huaj, duke redaktuar shenja me tekste të përshtatshme që janë përkthyer në disa gjuhë joevropiane. Ky veprim, shkruan shoqata, për t’iu përgjigjur më mirë parandalimit të “numrit të frikshëm të aksidenteve ujore që shtetas të huaj janë viktima”.
Vendi i panjohur
“Këto viktima të huaja shpesh dinë të notojnë, por kjo nuk është një sigurim gjithëpërfshirës, sepse këta të rinj nuk njohin domosdoshmërisht karakteristikat e lumenjve tanë, rrjedhën e tyre, temperaturat apo vendndodhjen e favorshme”, thekson Nicolas Kessler, zëdhënës i BPA-s. Në lumin Aare në Bernë shenjat që bëjnë thirrje për kujdes janë përkthyer në disa gjuhë”.
“Ne vërejmë qe dy-tre vjet që rastet e mbytjes në ujë prekin kryesisht turistët apo të huajt me status të përkohshëm, të cilët nuk janë të familjarizuar me rreziqet e lumenjve tanë dhe bëjnë veprime në mënyrë të pamatur”, konfirmon nga ana e tij Silvain Guillaume- Gentil, zëdhënës i policisë së Gjenevës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe Në Paris hapet klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës... -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf -
René Redzepi largohet nga Noma pas akuzave për abuzim në vendin e punës -
Bruksel
Ministri Ferit Hoxha takon diasporën në Bruksel, vlerëson rolin e mësuesve të gjuhës shqipe -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?










