E-Diaspora
11 mijë franga gjobë me kusht për dhunuesin e lopës
Përveç për abuzim seksual me kafshë, gjegjësisht për torturim të shumëfishtë të kafshës, kosovari është përgjijur para gjyqit edhe për prishje të shumëfishtë të rendit publik
Gjyqi ka dëshmuar se ai ka abuzuar tri herë seksualisht me lopën në një fermë të një zvicerani. Po kaq ka pranuar edhe vetë i akuzuari, një kosovar 60 vjeçar dhe është dënuar me një gjobë prej 11 mijë frangash me kusht. Ky dënim është shpallur të martën nga Gjykata e Qarkut See-Gaster në Kantonin St. Gallen, shkruan südostschweiz.ch.
Përveç për abuzim seksual me kafshë, gjegjësisht për torturim të shumëfishtë të kafshës, kosovari është përgjijur para gjyqit edhe për prishje të shumëfishtë të rendit publik, transmeton albinfo.ch. Po kështu, te ai janë gjetur edhe disa armë të ftohta , që ndalohen me ligj.
Dënimi me gjobë, kosovarit i është lidhur me një afat trevjeçar.
Sipas “tagblatt.ch” ai akuzohet për disa raste, por ngarkohet edhe për keqtrajtim të kafshëve. Mbi të gjitha, akuza e fundit doli të jetë shumë bizare, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht, kosovari ishte paditur nga një familje fshatare, sepse ai kishte hyrë pa leje në ahurin e lopëve të tyre. Kur fermerët vunë re se diçka nuk ishte në rregull me stallën e tyre, ata instaluan një kamerë survejimi që e filmonte të pandehurin kur ai hynte brenda pa lejen e tyre.
Kamera e survejimit kishte regjistruar skena bizare, kur 60-vjeçari kishte marrëdhënie seksuale me kafshët, transmeton albinfo.ch. Në gjykatë, i pandehuri pranoi se kishte bërë tri herë marrëdhënie seksuale me lopën e zviceranit.
Me sa duket, ai keqtrajtonte të njëjtën lopë disa herë ngase ajo nuk kishte lëvizur, ishte arsyetuar në gjykatë kosovari.
Megjithëse i pandehuri kishte bërë një rrëfim në gjykatë, ai nuk mund ta justifikonte veprimin e tij të turpshëm. Ai ishte i zemëruar me veten se kishte abuzuar me lopën, shkruan “tagblatt.ch”. Ai kërkoi falje pronarëve të lopës për veprën e tij dhe u zotua se kurrë nuk do ta bëjë të njëjtin veprim, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, pendimi në gjykatë nuk mund t’a mbronte kosovarin nga ndëshkimi: prokurori publik zviceran kërkoi një gjobë prej rreth 11,300 franga për të pandehurin e dënuar më parë, të përshkruar si një pensionist i papunë invalidor, transmeton albinfo.ch. Mbrojtësit e kosovarit kërkuan nga ana tjetër që të lirohet nga akuza për keqtrajtim të kafshëve.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













