Ovacione dhe rrëmujë për Ardian Bujupin
Fëmijë dhe të tjerë, pak më të rritur, filluan të shtyheshin, për të qenë afër idhullit të tyre, kur u mor vesh se Ardiani po vinte
Super ylli shqiptar nga Gjermania, Ardian Bujupi, në kuadrin e turit të tij për promovimin e albumit të parë, sot ka qenë mysafir në lokalet e qendrës tregtare Mediamarkt të Winterthurit.
© albinfo.ch
Me qindra tinejxherë (dhe prindër të tyre) shumica e madhe e tyre shqiptarë, kishin zënë me korridoret e Mediamarkt-it, në periferi të qytetit, më shumë se një orë para se të vinte këngëtari i tyre i adhuruar.
Fëmijë dhe të tjerë, pak më të mëdhenj se ta, filluan të shtyheshin, për të qenë më afër idhullit të tyre, kur u mor vesh se më në fund Ardiani po vinte.
Pasi u drejtoi një përshëndetje në gjhuhën gjermane, Bujupi këndoi këngën “This is my time”, duke nxitur ovacione të fuqishme dhe duatrokitje te adhuruesit e tij të rinj.
© albinfo.ch
Pastaj Ardiani filloi punën e tij më të mundimshme nëpër turne, dhënien e autogrameve. Masa e tinejxherëve, shumica vajza, dyndej drejt skenës së improvizuar, duke penguar herë-herë rrjedhën më të shpejtë të dhënies së nënshkrimeve.
© albinfo.ch
Ardian Bujupi vazhdoi të japë nënshkrimet edhe për një kohë të gjatë, ndërsa masa, vazhdonte të klithte emrin e tij në shenjë adhurimi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










