E-Diaspora
“Salafistët e Kosovës, themelojnë degë partie në Zvicër”
Kryetari i partisë "Fjala" ka lidhje të mira me IZSR-në zvicerane ndërsa për partinë e tij kanë kandiduar tre anëtarë nga Zvicra
Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e vendit që do të mbaheshin më 11 qershor, partia me orientim fetar “Fjala” kishte themeluar një degë të saj në Zvicër. Për më tepër, siç shkruan gazeta NZZ am Sonntag në botimin e saj të sotëm, kjo parti tashmë ka një rrjet në Zvicër dhe mban kontakte të ngushta me IZSR-në (Këshilli Qendror Isamik i Zvicrës) famëkeq dhe me disa xhami shqiptare të kontestuara këtu.
Dhe, kur jemi te dega e partisë, shkruan gazeta, tre kandidatë të saj nga Zvicra kanë garuar për t`u zgjedhur në Parlamentin e Kosovës . sigurisht, pa sukses.
Por, duke e cituar eksperten e islamit Saida Keller-Mesahli, në artikull më tutje thuhet se partia ka ndikim të theksuar në Zvcër ku dhe është e lidhur mirë me rrjetet radikale, transmeton albinfo.ch.
Fjala bën politikë salafiste e cila rrjedh nga jetësimi tekstual i Kuranit dhe sistemi juridik i sheriatit janë bazat e saj, thotë Mesahli,që eshte dhe kryetare e Forumit për Islamin Progresiv.
Ajo më tutje këto qëndrime i mbështet me faktin se eksponentë të partisë “Fjala” janë takuar shumë herë me IZSR dhe kanë bashkëpunuar me të. . po ashtu sipas saj është simptomatik fakti se Fjala është angazhuar për qendrën e sporteve luftarake të Shemsi Beqirit d, i cili është angazhuar në mbraksionin e njohur e të kontestuar të shpërndarjes falas të Kuranit “Lies”. Beqiri ëshë injohur edhe si personi që ka stërvitur delinkuentin e njohur Carlos, i cili pastaj është konverzuar në islam. Në rrjetet sociale mund të gjenden mjaft fotografi në të cilat Shemsi Beqiri merr poza me përfaqësues të partisë së përmednur. . madje edhe vet kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi është prezantuar me Beqirin gjatë një vizite të tij në Solothurn, Zvicër .
Kelmendi qëndron herë pas here në Zvicër, vazhdon gazeta . Ai ka qenë mysafir në xhaminë shqiptare në Aarburg (AG) . Për këtë xhami ka punuar njëri ndër politikanët e partisë së Kelmendit, në Zvicër. Ai, sot drejton radion online “Pendimi” e cila transmeton në gjuhën shqipe dhe arabe dhe shërben si platformë e predikuesve radikalë dhe propagandon edhe për IZSR-në, transmeton albinfo.ch. Por përfaqësuesi i kësaj të fundit, Qaasim Ali thotë se raporte formale nuk kanë me radion dhe partinë e përmednur. Por më tutje artikulli thekson se afërsia e partisë Fjala me IZSR.-në shpjegohet edhe me faktin se kryetari i IZSR, Nicolas Blanco ka marrë për grua të dytë të tij motrën e njërit nga aktivistët e partisë Fjala. Por Illi ka thënë parimisht nuk japin informacione lidhur me çështje familjare e private.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë













