Uncategorized
Lëndohen në traktor 18 vajza që po festonin ndarjen nga beqaria
Tri vajzat e lënduara rëndë kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, në shpinë dhe kofshë, por jeta e tyre nuk është në rrezik
Të shtunën, një festë tradicionale e ndarjes nga beqaria (Polterabend), në Wohlen, kantoni Aargau, ka përfunduar shumë keq. Një aksident ka ndodhur, ndërsa pjesëmarrëset e festës gjendeshin në rimorkion e tërhequr nga një traktor. Tetëmbëdhjetë persona janë plagosur, tre prej tyre rëndë.
Tri vajzat e lënduara rëndë kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, në shpinë dhe kofshë, por jeta e tyre nuk është në rrezik, ka shpjeguar zëdhënësi i Policisë Kantonale Daniel Saridis, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane; ndërsa pesëmbëdhjetë vajzat e tjera kanë lëndime të mesme dhe të lehta.
Dy helikopterë dhe tetë ambulanca kanë transportuar të lënduarat në spitale të ndryshme në rajon.
Traktori ishte duke udhëtuar në një rrugë të pjerrët, kur nuk ishte më e mundur të frenohej rimorkio e cila përmbante 17 pasagjere, tregon zëdhënësi. I shtyrë nga rimorkioja, shoferi më pas ka humbur kontrollin e makinës bujqësore. Të dy automjetet janë kthyer mbrapsht.
Përveç helikopterëve dhe ambulanca, edhe 75 zjarrfikës, punëtorë të shpëtimit dhe policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Traktori kishte një pllakat të gjelbër që do të thotë se vetëm udhëtime të lidhura me bujqësinë janë të lejuar me të, theksoi Daniel Saridis, përcjell albinfo.ch. Prokurori kantonal tashmë ka hapur një hetim në lidhje me këtë çështje.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë













