Parlamenti, për konfiskimin e automjeteve të ngasësve të shpejtë
Shpejtësia prej 100 km në orë brenda vendbanimeve, dhe ajo 200 km në autostrada, konsiderohet e dënueshme
Këshilli Nacional i Parlamentit Federal në mbledhjen e tij të mbajtur sot, ka vendosur me shumicë votash 114 kundrejt 63, për një rregullore të re të ndëshkimit të ngasësve të shpejtë të veturave.
Në rastet e delikteve të rënda të kësaj natyre, vozitësve do tu konfiskohen veturat me të cilat kanë kryer deliktin. Vetëm partitë FDP-PLR dhe SVP-UDC janë shprehur kundër, duke u arsyetuar se një rregullore e tillë rrezikon garancinë e paprekshmërisë së pronësisë private.
Vetëm konfiskimi i makinave do t`i frikësojë dhe zmbrapsë nga deliktet tjera personat që kanë kryer delikte me ato makina, ka thënë Franziska Teuscher nga Partia e Gjelbër.
Qëndrim të njëjtë ka marrë më parë edhe Këshilli i Kantoneve i Parlamentit.
Këshilli Nacional po ashtu ka miratuar një masë të re ndëshkimi për ngasësit e shpejtë. Ata do të dënohen me një deri në katër vite burg për shkelje të rregullave të shpejtësisë, për tejkalim ose për gara në vozitje, që mund të përbëjnë rrezik për shkaktim lëndimi të rëndë ose vdekje.
Po ashtu, kundër qëndrimit të SVP-UDC parlamenti ka caktuar edhe shpejtësinë minimale e cila konsiderohet si shpejtësi e tejkaluar, e dënueshme me ligj.
Me vendimin e ri, shpejtësia prej 100 km në orë brenda vendbanimeve, ku normalisht lejohet shpejtësia 50 km në orë. Ndërsa në autostrada ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km në orë, shpejtësi e dënueshme do të konsiderohet 200 km në orë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












