Sport
Ngritja e madhe e Zvicrës
“Ne kemi një ekip të përzier mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Është një ekip i cili do të sjell shumë gëzim për tifozët e Zvicrës”, thotë ylli shqiptar Xherdan Shaqiri
Njëra nga Përfaqësueset që ka pasur më së shumti ngritje në renditjen e FIFA-s kohët e fundit është Zvicra.
Kjo përfaqësuese nuk ka humbur për më shumë se një vit, duke mos përfshirë atë humbje kundër Polonisë në Evropian, dhe kanë regjistruar nëntë fitore e tre barazime, shkruan “FIFA.com”.
Nuk është për t’u befasuar se pse helvetikët janë në vendin e pestë të renditjes së FIFA-s për herë të parë, duke lënë pas kampionë të botës, si Francën, Spanjën, Italinë dhe Anglinë, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Vladimir Petkoviq ka punuar shumë me ekipin. Megjithatë, ky sukses nuk është i rastësishëm, pasi është punuar me gjenerata, kurse brezi është ndërruar me vendimet e trajnerit Ottmar Hitzfeld. “Thelbi i ekipit qëndroi i njëjtë, derisa kanë ardhur disa lojtarë të rinj”, thotë mesfushori Xherdan Shaqiri. “Ne kemi një ekip të përzier mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Është një ekip i cili do të sjell shumë gëzim për tifozët e Zvicrës”, thotë ylli shqiptar.
Ekipi i Zvicrës është i mbushur me lojtarë cilësorë, të dëshmuar në arenën ndërkombëtare si Yann Sommer (Borussia Monchengladbach), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Xherdan Shaqiri (Stoke City), ish-fituesi i Kupës së Botës U-17, Granit Xhaka (Arsenal) dhe Ricardo Rodriguez (AC Milan). Ato plotësohen nga të rinjtë ambiciozë si Breel Embolo (Schalke).
Zvicra tani synojnë gjashtë pikët e ardhshme në kualifikime kundër Andorrës më 31 gusht dhe Letonisë më 3 shtator. Ata kanë mundësi të sigurojnë kualifikimin e katërt radhazi në Kupën e Botës, e 11-ta në total.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













