Bota
Numri më i madh i vendeve të lira të punës që nga bashkimi i vendit
Instituti IAB është mbështetur në një studim të rregullt të bizneseve gjermane për nxjerrjen e shifrave të sakta.
”Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 ka pasur rreth 1,1 milionë pozicione të lira në mbarë vendin, numri më i madh i vendeve të punës të regjistruara që nga bashkimi i Gjermanisë, në vitin 1990”, thuhet në raportin e botuar sot nga Instituti për Hulumtime të Punësimit (IAB).
Të dhënat kanë treguar një rritje të pozicioneve të lira në 35 000, krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje prej 114 000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, përcjell Atsh.
Instituti është mbështetur në një studim të rregullt të bizneseve gjermane për nxjerrjen e shifrave të sakta.
Prodhimi gjerman ka reflektuar 124 000 vende të lira pune gjatë tremujorit të dytë, duke e rritur numrin në 6 000 çdo tremujor dhe 24 000 nga viti në vit.
Gjithashtu, sektori i ndërtimit është përpjekur të plotësojë pozicionet me 101 000 vende të lira pune gjatë periudhës prill-qershor, një rritje tremujore prej 13 000 dhe një rritje vjetore prej 3 000.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











