Shkurt.ch
SVP/UDC nuk do marrëveshje për tatime me shtetet e korruptuara
SVP/UDC ka mbajtur një konferencë shtypi në Bernë, për të kërkuar pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjeve për shkëmbim automatik të informacionit (AER/EAR) në lidhje me çështjet tatimore.
Marrëveshjet AER/EAR me shtete dhe territore me regjime autoritare që nuk i respektojnë parimet e sundimit të ligjit, ose të korruptuara, do të kenë pasoja të rënda jo vetëm për të huajt që e kanë vënë pasurinë e tyre të sigurt në Zvicër, por edhe për zviceranët jashtë vendit që jetojnë atje. SVP/UDC ka formuluar kërkesat e saj për mbledhjen e 14 dhe 15 gushtit të ardhshëm të Komitetit Ekonomik të Këshillit Kombëtar. Ajo gjithashtu ka paraqitur me këtë rast dokumentin e saj me titullin “Për një qendër konkurruese financiare, inovative dhe të pavarur”.
Pavarësisht rezervave në drejtim të së drejtës kushtetuese që i rrethojnë këto projekte, Sekretariati i Shtetit për Çështje Ndërkombëtare Financiare (SIF), shërbimi i ngarkuar për këtë dosje në Departamentin Federal të Financave (FDF), synon të zgjerojë rrjetin të paraqitur në marrëveshjen AER/EAR në të paktën 41 shtete dhe territore të tjera. Në këtë listë mund të gjeni vende, si Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Meksika, edhe regjimet autoritare, si Kina dhe Rusia.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











