Zhvillim
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri rriten për 30 %
Në qoftë se në vitin 2016-të, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të shtatë mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 për qind, rritje shumë pozitive. Gjithashtu rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës
Përkundër faktit që pati probleme më prodhimet e Kosovës pasi Qeveria e Shqipërisë për një kohë të shkurtër vendosi çmimin referent për patatet e Kosovës, shkëmbimet tregtarë ndërmjet dy vendeve në 6 mujorin e parë të vitit 2017 janë rritur për 31 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë importuar mallra nga Shqipëria në vlen prej 82 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vit të kaluar ishin 62 milionë euro. Ndërsa, eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri për këtë periudhë ka arritur në rreth 27 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 19 milionë euro, thotë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.
“Sot kemi një lajm të mirë nga statistikat e shkëmbimeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka rritje, ka një rritje nga të dy anët e kufirit për të dy shtete, si për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova për 7 mujorin e parë të këtij viti ka eksportuar 30 për qind më tepër mallra.
Në qoftë se në vitin 2016-të, Kosova ka eksportuar në Shqipëri 19 milionë e 500 mijë euro mallra, në fund të muajit korrik, në fund të shtatë mujorit ajo ka eksportuar 27 milionë e 800 mijë euro. Është një rritje prej 36 për qind, rritje shumë pozitive. Gjithashtu rritje kanë pasur edhe eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës.
Në qoftë se vitin e kaluar ka qenë të eksploruar 60 milionë euro, sot janë eksportuar 82 milionë e 500 mijë euro, e barabartë kjo me një rritje prej 31 për qind”, ka thënë ambasadori në një intervistë për kosovapressin, transmetonalbinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













