Të gjithë kundër ligjit mbi shtetësinë, ndryshojnë vetëm motivet
SVP kërkon që ligji të ashpërsohet ndërsa partitë e majta e kundërshtojnë atë si më i ashpër në krahasim me ligjin e mëparshëm
Kriteret që duhet t`i plotësojnë të huajt për fitimin e shtetësisë në kantonin e Cyrihut janë kritikuar nga të dy polet e spektrit politik. SVP kërkon që ligji i ri për shtetësi të ashpërsohet dhe për këtë kërkon referendum popullor. Ndërsa partitë e majta kundërshtojnë ligjin në fjalë pikërisht për faktin se ashpërson kriteret, në krahasim me ligjin e vjetër.
Sipas SVP-së, të huajt që kërkojnë shtetësinë zvicerane duhet të nënshkruajnë një „deklaratë për lojalitetin”. Me këtë deklaratë ata do të zotoheshin se do të respektojnë rregullat dhe zakonet në Zvicër. Kjo parti kërkon gjithashtu që vetëm të huajt me biografi të pastër të mund të bëhen zviceranë. Për shkelje ligji në komuikacion, sipas saj, i huaji duhet të presë në listë edhe 15 vite të tjera!
Partitë e majta si SP, të gjelbrit dhe AL kërkojnë po ashtu referendum, por, ato për zbutje të ligjit. SP thotë se ligji i ri po e vë në lojë perceptimin e kantonit të Cyrihut, si vend i hapur ndaj botës.
Ligji i ri për fitimin e shtetësisë është më i ashpër se i mëparshmi. Veç tjerash, ai vë si kusht pasjen e lejes së qëndrimit të përhershëm (C), kusht që më parë nuk kërkohej.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











