Lajme
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet Konferenca Ekonomike e organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare
Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare
Ngjarja më e rëndësishme ekonomike për botën e biznesit shqiptar po afrohet. Kanë mbetur edhe 5 ditë deri në Konferencën Ekonomike B2B – Prishtinë 2026, e cila do të mbahet më 15–16 maj 2026 në Hotel Emerald, në kryeqytetin e Kosovës.
Edicioni i 10-të i këtij eventi, i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, synon të forcojë lidhjet ekonomike mes bizneseve nga diaspora dhe atyre në trojet shqiptare, duke krijuar një platformë të gjerë bashkëpunimi, investimesh dhe zhvillim.
Konferenca Ekonomike pritet të mbledh qindra afaristë, investitorë, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga mbarë bota, raporton albinfo.at.
Gjatë dy ditëve të konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në takime të strukturuara B2B, panair biznesi, si dhe panele diskutimi të fokusuara në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në rajon. Në mënyrë të veçantë, do të zhvillohen edhe takime me përfaqësues të komunave, me qëllim identifikimin e projekteve konkrete për investitorët.
E veçantë e këtij edicioni do të jetë që, para hapjes se konferencës do të bëhet përurimi i një fabrike në Kosovë i ndërmjetësuar konkretisht nga Rrjeti i Bizneseve, transmeton albinfo.at
Një tjetër pjesë e rëndësishme e programit është se, gjatë Konferencës Ekonomike do të këtë marrëveshje biznesore mes bizneseve të ndryshme, nënshkrimi i të cilave do të bëhet në prezencën e mysafirëve.
Më 15 maj në orën 19:00, do të organizohet edhe darka solemne, e cila pritet të shërbejë si një hapësirë ekskluzive për krijimin e partneriteteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimeve ekzistuese. Ndërsa më 16 maj, pjesëmarrësit do të realizojnë vizita në terren te prodhuesit vendorë, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve prodhuese dhe shkëmbimin e përvojave.
Konferenca Ekonomike B2B – Prishtinë 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet kyçe të vitit për ekonominë shqiptare, duke e pozicionuar Prishtinën si një qendër të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar.
Regjistrohu këtu:
https://www.rrjeti.org/konference-ekonomike-prishtine-2026
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














