Kosova
Realizohet me sukses ushtrimi në aeroportin e Gjakovës
Në kuadër të këtij ushtrimi u testua komunikimi dhe koordinimi në incidente të karakterit kombëtar; reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave, etj.
Në aeroportin e Gjakovës është kryer ushtrimi fushor i titulluar “MASCAL 2017”. Ushtrimi ishte organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Ministria e Punëve të Brendshme, me asistencë nga Komanda e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, prezentë në Kosovë.
Në kuadër të këtij ushtrimi u testua komunikimi dhe koordinimi në incidente të karakterit kombëtar; reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave dhe Planin e Reagimit Kombëtar si dhe rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Christian Reiner, e përgëzoi Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave për këtë ushtrim të suksesshëm, transmeton albinfo.ch. Ai tha se kjo është një ditë historike, sepse është hera e parë që AME e ka planifikuar, organizuar dhe ka ekzekutuar një ushtrim të këtillë të rëndësishëm.
“Si përfundim mund të them se institucionet e Kosovës mund të jenë krenare me këtë organizim. Dhe ajo që është më e rëndësishme është se populli i Kosovës mund të ndjehet i sigurt në raste të emergjencave”, tha Gjeneral Reiner.
E udhëheqësi i Ushtrimit nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, theksoi se skenari i këtij ushtrimi ka qenë që aeroplani me 35 pasagjerë me gjithë ekuipazhin, për shkak të problemeve është detyruar të aterojë në Aeroportin e Gjakovës, me probleme të theksuara. Ai nuk ka ateruar normalisht dhe është rrëzuar, si pasojë ka lëndime në njerëz. Lëndimet në skenarë kanë qenë 5 të lënduar rëndë, 20 të lënduar mesatarisht dhe 5 pa lëndime serioze.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














