Maqedonia
Digjet në burg njëri nga pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”
Mediat lokale në Maqedoni duke u bazuar në burimet e tyre nga qendrat e korrektimit, thonë se bëhet fjalë për Rufki Doganin, i cili ka marrë lëndime të rënda
Njëri prej anëtarëve të “Grupit të Kumanovës” që po gjykohen për sulm ndaj organeve të rendit në Maqedoni, ia ka vënë flakën qelisë në burg duke u djegur edhe vet brenda. Mediat lokale në Maqedoni duke u bazuar në burimet e tyre nga qendrat e korrektimit, thonë se bëhet fjalë për Rufki Doganin, i cili ka marrë lëndime të rënda.
Ky reagim i të burgosurit shqiptar ka ardhur për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia. Rasti ka ndodhur rreth një orë më parë dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.
Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













