Kosova
Në gjykimin e aktivistëve të Vetëvendosjes: Taksisti i pasigurt kë e transportoi
Adea Batusha është e akuzuara e vetme e gjinisë femërore në lidhje me sulmin në Kuvend. Dëshmitari nuk ishte i sigurte nëse e kishte bartur atë me taksi, apo dikë tjetër
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar sot gjykimin i katër aktivistëve të Vetëvendosjes të dyshuar për sulmin terrorist ndaj Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë u përgjigj taksisti Remzi Zogiani, i cili nuk arriti të identifikoi se cilën vajzë kishte vozitur në ditën kur u sulmua Kuvend, në gushtin e vitit të kaluar.
Zogiani që ushtron që gjashtë vjet këtë profesion ishte vendosur afër hotelit “Swiss Diamond”. Ai është marrë në pyetje në procesin e katër aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend.
Ramiz Krasniqi, avokati i Atdhe Arifit, e pyeti dëshmitarin se a ka dyshuar kur e ka identifikuar fotografinë e vajzës që e barti me veturën e tij. “Në bazë te moshës kam thanë që mundet me qenë kjo. Po vetëm kam supozuar”, tha dëshmitari, citon kallxo.com.
Zogiani tregoi se kur bëri identifikimin kishte para vetes katër-pesë fotografi të personave të ndryshëm dhe me moshë të ndryshme. Ai bëri të ditur se identifikimin e vajzës e kreu pasi policia i lëshoi videon ku ajo shihej të hynte në makinën e tij.
“Së pari i kam parë videon që më ka treguar policia dhe pastaj e kam dhanë përshkrimin”, shpjegoi dëshmitari.
Avokati Krasniqi i kërkoi dëshmitarit që të përshkruajë si dukej vajza që atë ditë hyri në makinën e tij.
“Me aq sa kam mbajt mend ka pas flokë deri në krahë dhe kur ka hyp në veturë ka pas një fustan komplet njëpjesësh. Tjetër nuk më kujtohet”, tha dëshmitari.
Taksisti Zogiani më tutje duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Abdurrahim Islami, rrëfeu që kishte thënë në polici se nuk e kishte parë fytyrën e vajzës që e dërgoi me makinë nga “Swiss Diamond” në “Breg të Diellit” dhe nuk ka mundur ta mbajë mend atë. Por, bëri të ditur se një detaj që ia tregoi policia “hodhi dritë” në kujtesën e tij.
“Policia më thanë se ka qenë duke i hangër disa kifle, pastaj mu kujtua se e kam transportuar rrugës dhe pastaj mu kujtua se ma ka dhanë një kifle dhe mu kujtua se ku e kam dërguar”, sqaroi dëshmitari.
Prokurori e pyeti pastaj dëshmitarin se personi që i dha kiflen a ishte i njëjti me atë që u tregoi policia. “Po personi i njëjtë ishte”, tha dëshmitari.
Adea Batusha është e akuzuara e vetme e gjinisë femërore në lidhje me sulmin në Kuvend.
Pas arrestimit të të akuzuarve policia në një konferencë për shtyp kishte treguar lëvizjet e tyre, por edhe Vetëvendosja më pas rrëfeu versionin e saj se ku ndodheshin aktivistët e akuzuar në ditën e sulmit.
Për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës janë duke u gjykuar: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Një javë më parë Gjykata e apelit ua hoqi atyre arrestin shtëpiak, duke i lënë të mbrohen në liri. Bashkë me ta, ka qenë i akuzuar edhe Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










