Integrimi
Integrimi i të huajve në Gjermani është përmirësuar
Kështu tregon një studim i fundit i Qeverisë së Gjermanisë. Megjithatë nëse bëhen krahasime me vendasit, ekzistojnë ende ndryshime të mëdha
“Objektivi i pjesëmarrjes së barabartë të njerëzve me prejardhje migracioni nuk është arritur në shumë fusha të jetës shoqërore, por zhvillimet shkojnë qartë në drejtimin e duhur.
Ky është konstatimi i zyrtares së qeverisë federale për çështjet e integrimit, Maria Böhmer, e cila prezantoi në Berlin një raport të zyrës së saj.
Në Gjermani jetojnë rreth 16 milionë të ardhur, së bashku me fëmijët e tyre. Raporti i ashtuquajtur i indikatorëve të integrimit, është një studim i përgjithshëm për integrimin e migrantëve në Gjermani.
Sipas tij, pjesëmarrja e njerëzve me rrënjë të huaja, veçanërisht e atyre që kanë lindur në Gjermani, është “përmirësuar” në shumë fusha të jetës shoqërore.
Përparime në arsim
Por, njëkohësisht ndryshimet midis migrantëve dhe gjermanëve janë ende “të mëdha”, pranoi Böhmer. Raporti i saj përfshin periudhën nga 2005 deri 2010. Raporti vë në duke përparimet në shkollim, arsim, dhe në dhënien e ndihmës së hershme.
Një shembull për diskrepancën që ekziston ende është arsimi. Në vitin 2010, sipas raportit, 4,4 përqind e migrantëve 18- 24 vjeçar ishin pa një shkollë të mbaruar. Kjo kuotë është më e ulët se në vitin 2005, kur ishte 5,1 përqind, por në krahasim me kuotën e nxënësve pa rrënjë të huaja (1,6) është më shumë se dyfishi i lartë.
Nuk është vetëm prejardhja e huaj që ndikon në zhvillimin e fëmijës, por edhe origjina sociale, thuhet në raport. Rëndësi të madhe ka nëse në familje flitet gjermanisht.
Pozitive vlerësohet nga Böhmer, që numri i të rinjve të huaj që ndjekin shkollën e mesme apo kolegjet teknike është rritur deri në vitin 2010 në 28 për qind.
Si shumë të kënaqshëm vlerëson raporti, që gjithnjë e më shumë fëmijë të migrantëve nën gjashtë vjeç shkojnë në kopshte, megjithëse numri i tyre është më i vogël se ai i gjermanëve.
Sipas raportit në periudhën nga 2008 deri më 2010, kuota e fëmijëve që ndodhen nën kujdes është rritur me 34 për qind
Me keq gjendja është në fushën e punësimit. Vërtet që kuota e papunësisë tek njerëzit me rrënjë të huaja ra nga 25 përqind në vitin 2005 në 16 për qind në vitin 2010. Por kuota e papunësisë së tyre vazhdon të mbetet më e lartë se mesatarja, prej shtatë për qind.
Raporti paralajmëron njëkohësisht për rreziqet mbiproporcionale të varfërisë në krahasim me popullsinë e përgjithshme me 14,5 për qind. /Albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











