Kosova
IKD kërkon gjykatë speciale për luftimin e korrupsionit
Zgjidhje më e mirë në luftën kundër korrupsionit, do të ishte themelimi i një prokurorie apo gjykate krejtësisht të pavarur nga politika në Kosovë
Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon prokurori që do të udhëhiqej nga ndërkombëtarët. Kjo organizatë ka prezantuar analizën e politikave dhe ligjeve rreth ndikimit politik në sistemin e drejtësisë dhe mungesës së rezultateve në luftimin e korrupsionit.
Drejtori i IKD-së, Betim Musliu, ka deklaruar se si zgjidhje më e mirë në luftën kundër korrupsionit, do të ishte themelimi i një prokurorie apo gjykate krejtësisht të pavarur nga politika në Kosovë. Ai tha se korrupsioni, i cili ndiqet në Kosovë i takon profilit të ulët dhe të mesëm.
“Sistemi i drejtësisë vazhdon të vuajë nga ndikimet politike dhe grupet e fuqishme të interesit, të cilat e kanë kapur sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Musliu.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












