Maqedonia
Rizaj dhe Ndrecaj u vranë pasi nuk pranuan para
Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, i ekzekutuan pas dorëzimit për shkak se nuk pranuan të marrin 5 milionë euro, ka deklaruar në fjalët e tij përfundimtare, Sami Ukshini - Komandant Sokoli
Liderët e “Grupit të Kumanovës”, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, i ekzekutuan pas dorëzimit për shkak se nuk pranuan të marrin 5 milionë euro, ka deklaruar në fjalët e tij përfundimtare, Sami Ukshini – Komandant Sokoli para trupit Gjykues, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Sokoli, madje, tha se ekziston një incizim ku shihet tregtia që shërbimet sekrete kanë dashur ta bëjnë me liderët e grupit.
“Nëse jemi terrorist, siç ju thoni, cili shtet normal bën pazar me një grup terroristësh. Kemi incizime të atyre dy djemve, kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranuar dhe i keni vrarë, i keni ekzekutuar”, është shprehur Sokoli, përcjell albinfo.ch.
“Ju jeni një mekanizëm tjetër kriminel i një shteti, që dëshiron të na dënojë për terrorizëm. I keni vrarë fëmijët në Smillkovcë për t’i akuzuar shqiptarët, ju kanë ndihmuar edhe serbët”, ka thënë tutje ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë













