E-Diaspora
Kundërshtohet iniciativa për pushime gjashtëjavëshe
Po kështu edhe Qeveria Federale ka rekomanduar parlamantin që të mos e miratojë iniciativën për pushime të zgjatura
Komisioni për ekonomi i Parlamentit Nacional është deklaruar kundër një iniciative për zgjatjen e pushimeve vjetore më shumë se katër javë.
Iniciatorët kishin kërkuar që të gjithë punëmarrësit të kenë të drejtë për të pasur së paku gjashtë javë pushim brenda vitit. Ndërkaq, komisioni për ekonomi, me shumicë votash (17 me 8) i ka rekomanduar parlamentit që ta refuzojë këtë iniciativë popullore.
Komisioni në fjalë rekomandon që personat mbi 50 vjeç të kenë së paku 5 javë pushim brenda vitit. Sipas këtij komisioni, rregullimi i çështjes së pushimeve më të gjata se këto, nuk duhet të jetë objekt i ligjit. Ato mund të negociohen ndërmjet partnerëve socialë (punëmarrësit dhe punëdhënësit). Po kështu edhe Qeveria Federale ka rekomanduar parlamantin që të mos e miratojë iniciativën për pushime të zgjatura.
Nga ana tjetër, sindikatat shprehen se janë shumë pak katër javë pushime vjetore. Sipas tyre stresi i të punësuarve sot është më i madh se më parë dhe kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











