Lajme
Arigona Zogaj është kthyer sot në Austri
Vjenë, 24 nëntor – Familja kosovare Zogaj, e detyruar të lëshojë Austrinë në korrik, pasi që kërkesat e përsëritura për azil i qenë refuzuar, është kthyer sot me vizë legale në Aeroportin Schwechat të Vjenës, raportuan mediat austriake.
Me Arigonën (18) ishte nëna e saj Nurie dhe dy fëmijët – Albini (11) dhe Albona (10). Në Aeroportin e Vjenës kishte pasur shumë media të interesuara për ta intervistuar Arigonën. Por, sipas zëdhënësit të organizatës që i ndihmoi të kthimin e familjes Zogaj, Volkshilfe Oberösterreich, Walter Deil, familja nuk ka dashur të ketë kontakt me media. Është thënë se të enjten do të japin një konferencë për shtyp në qytetin Linz.
Të tre fëmijëve u janë dhënë viza shkollore, ndërsa nënës së tyre, Nuries, i është dhënë leje qëndrimi prej gjashtë muajve.
Rasti i familjes Zogaj ka shërbyer si shembull për të ilustruar raste tjera të familjeve, që jetojnë ilegalisht në Austri dhe përballen me dëbim, edhe pse janë integruar mirë në shoqëri.
Arigona, e cila u gjet në titujt e gazetave, për shkak se iku dhe kërcënoi me vetëvrasje për të penguar deportimin e familjes së saj nga Austria.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












