Maqedonia
Në Maqedoni qytetarët nuk i besojnë policisë
Besim në polici kanë vetëm 34 % e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61% nuk i besojnë
Një analizë e bërë Eurobarometer tregon se në Maqedoni besimi i qytetarëve tek policia është shumë i vogël.
Besim në polici kanë vetëm 34 % e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61% nuk i besojnë. Besim më të madh në polici kanë finlandezët me 95%, danezët 93% dhe suedezët me 87%, transmeton “telegrafi i Maqedonisë”.
Pas Maqedonisë, më së paku besim në polici kanë sllovakët 43%, bullgarët 44%, malazezët 47% dhe serbët 48%.
Qytetarët e Maqedonisë pak i besojnë edhe ushtrisë. Gati 51% e të anketuarve kanë thënë se kanë besim në ushtri, ndërsa 41% nuk kanë.
Analiza e Eurobarometer është realizuar në maj të këtij viti dhe janë bërë krahasime me analizën e nëntorit të vitit të kaluar, periudhë në të cilën ka pasur më shumë ngjarje politike në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e krizës politike dhe ngjarjeve në Kuvend më 27 prill është vërejtur rënie e ndjeshme e besimit në policinë për 7%, ndërsa besimi në ushtrinë ka shënuar rënie për 2%.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











