Bota
A udhëtojnë refugjatët për pushime në atdheun e tyre?
Sipas mediave gjermane ka shumë refugjatë që shkojnë në vendet e tyre të persekutimit, por prapë nuk i hiqet statusi i azilit
Mediat gjermane kanë raportuar shpesh se shumë refugjatë kalojnë pushimet në vendet e tyre nga vijnë të përndjekur? Por, sa ka ndodhur kjo dhe cilat janë pasojat?
E përditshmja gjermane “Welt” citoi në 27 gusht median lokale, me lajmin se Zyra për të Huajt e landit të Baden Vyrttembergut ka dokumentuar raste të 100 refugjatëve, të cilët kanë shkuar në vendet e tyre të origjinës, disa prej tyre disa herë. Dhe kanë mundur të ruajnë mbrojtjen e tyre si azilkërkues.
Shkrimi bazohet në një vëzhgim të Ministrisë së Brendshme Gjermane. Sipas tij, refugjatët shkojnë për biznes ose për të vizituar familjet e tyre në vendet prej nga vijnë, raporton “DW”.
Karim al-Wasiti, një anëtar i këshillit të refugjatëve në Saksoninë e Poshtme i tha “InfoMigrants” se “rishikimi i dosjeve të refugjatëve është një çështje kohe. Për aq kohë sa emigrantët nuk kanë marrë ende nënshtetësi gjermane, autoritetet mund të rishqyrtojnë rastin e tyre”. Në vitin 2016, autoritetet e azilit rishikuan dosjet e 842 refugjatëve irakianë dhe u morën 630 vendime. Në 26 raste u hoq statusi i azilit, përcjell albinfo.ch.
Refugjatët që kanë kaluar pushimet në vendet e origjinës shumicën e herëve kanë qenë nga Iraku dhe Siria, citoi gazeta gjermane “Welt” një zëdhënës. Megjithatë, ky proces nuk ndodh brenda natës. “Refugjati ofron arsyen për vizitën në vendin prej ku ka marrë arratinë dhe në bazë të përgjigjeve të refugjatit, Zyra Federale për Migrimin dhe Azilin vendos ose ta mbyllë rastin ose të heqë azilin”.
Edhe në një rast kur hiqet azili, puna nuk merr fund, sepse refugjati mund ta çojë gjithmonë rastin në Gjykatën e Apelit.
Një zëdhënëse e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatëve theksoi se udhëtimi në vendin e tij “mund të jetë evidencë se refugjati nuk po persekutohet.” Ky është një justifikim ligjor për heqjen e azilit. Megjithatë, zëdhënësja tha se raste humanitare dhe raste të veçanta mbahen parasysh. “Qëndrim i përkohshëm në vendin e origjinës mund të kuptohet në raste të veçanta si raste sëmundjeje ose vdekje e një të afërmi.”
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














