Autotech
Facebooku teston veçorinë e “heshtjes”
Me këtë veçori përdoruesit e Facebookut mund të heshtin dikë tjetër për një ditë, një javë apo edhe një muaj
Përderisa jeni mik me dikë në Facebook, nuk do të thotë që ai/ajo nuk ju pengon me ndonjë veprim. Bezdia nga dikush është e përhershme në rrjetet sociale, ku postimet nuk ndalen.
Nëse një mik ju bezdis, ju mund të konsideroni fshirjen e tij nga rrjeti social. Edhe pse ky është veprim ekstrem, është diçka që ndodh shpesh në rrjete sociale. Nganjëherë ndiheni se mos është i tepërt dhe për këtë arsye Facebooku ka gjetur zgjidhjen.
Ky rrjet social po e teston funksionin “Snooze”, përmes të cilit mund të largoni një mik përkohësisht.
“TechCrunc” raporton se “Snooze” mund të heshtë për një kohë një mik, faqe apo grupe të caktuara. Kjo është metodë shumë më “e butë” në krahasim me fshirjen e një personi.
Me këtë veçori përdoruesit e Facebookut mund të heshtin dikë tjetër për një ditë, një javë apo edhe një muaj.
“Jemi duke testuar mënyra të reja që njerëzit të kontrollojnë më lehtë Facebookun ashtu që të jenë të lidhur më shumë me ngjarjet që ata i shohin më të rëndësishme”, ka thënë Facebooku, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?














