Kosova
Sot varroset i riu që u ekzekutua dje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e Aulon Zekës sot në Prishtinë, ndërsa mediat raportojnë se ndaj një person është lëshuar urdhër-arrest. Sipas familjarëve, Auloni varroset sot në ra 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës
Pas përfundimit të obduksionit, sot në ra 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri do të varroset i riut Aulon Zeka, që u gjet i vrarë dje në kryeqytet. 16 vjeçari është gjetur të shtunën pa shenja jetë në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë, ndërsa sipas hetimeve preliminare, ai është ekzekutuar me katër plumba.
Akoma nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje dhe ende nuk ka njoftim se është arrestuar dikush në lidhje me këtë krim.
Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e Aulon Zekës sot në Prishtinë, ndërsa mediat raportojnë se ndaj një personi është lëshuar urdhër-arrest.
Ndryshe, dje rreth orës 11:00, Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 16 vjeçari në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. Më vonë u konfirmua se ai është Aulon Zeka, i vrarë me armë zjarri, ndërsa policia e ka konsideruar si vrasje të rëndë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. “Aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Borovci.
Kjo vrasje ka tronditur qytetarët e Kosovës, sidomos për faktin se viktima ishte fëmijë. Ndërsa mediat në Prishtinë raportuan se ai me herët kishte probleme shëndetësore, kurse familja u detyrua të kërkoj ndihmë nga qytetarët për shërimin e tij, në kohën kur ai ishte 12 vjeç.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












