Lajme
Jahjaga: Në veri të organizohen sa më parë zgjedhjet lokale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Munih ministrin e Punëve të Brendshme të Landit të Bavarisë, zotin Joachim Herrmann.
Presidentja Jahjaga dhe Herrmann biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e sigurisë.
Jahjaga, falënderoi Herrmann-in për kontributin që ka dhënë Gjermania për lirinë, shtetndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e bëra si për dhe për praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it dhe të policisë, më herët në kuadër të UNMIK-ut dhe tani në kuadër të EULEX-it.
Presidentja Jahjaga dhe Herrmann diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e përvojave mes policisë së dy vendeve, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Presidentja Jahjaga, tha se do të ishte e rëndësishme që Kosova të ishte pjesë mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë si Europol dhe Interpol.
Ministri i Punëve të Brendshme, Herrmann e falënderoi Presidenten Jahjaga për vizitën e saj dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të dyanshëm. Ai ofroi përkrahjen për shtetin e Kosovës, sidomos në shkëmbimin e përvojave dhe në aftësimin e strukturave të sigurisë në Kosovë për luftimin e krimit të organizuar dhe të kontrabandës.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar edhe komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.
Sipas njoftimit nga Presidenca, dy zyrtarët kanë diskutuar perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e dialogut për liberalizimin e vizave, si dhe kërkesën e Kosovës për marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga thuhet të ketë folur edhe për veriun e Kosovës, duke deklaruar se “zgjidhja e gjendjes së krijuar në tri komunat atje qëndron në zbatimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës dhe Pakos së Ahtisaarit.
“Presidentja kërkoi që në këtë pjesë të Kosovës të organizohen sa më parë zgjedhjet lokale, të cilat do të mundësonin zgjedhjen e përfaqësuesve legalë dhe legjitimë, që do të përfaqësonin drejt interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, thuhet pos tjerash në kumtesën për media.
Takimi është mbajtur në kuadër të Konferencës së 48-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, që thuhet se është mbledhja më e madhe për çështje të politikave të sigurisë në Evropë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












