Maqedonia
“Rasti Kumanova”, prokurorët i fyejnë avokatët mbrojtës
Avokatja Stefanovska mbron Mirsad Qerimin, për të cilin tha se nuk ekziston asnjë dëshmi që lidhet me organizimin ose pjesëmarrjen e tij në vepër terroriste
Dy prokurorët që merren me rastin e Lagjes së Trimave në “Rastin Kumanova”, në seancën e sotme gjyqësore kanë fyer avokatët mbrojtës, duke u thënë se “si nuk u vjen turp të mbroni terroristët”.
Menjëherë ka reaguar avokatja Senazha Stefanovska, duke u thënë atyre se të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë të mbrohen derisa gjykata të vendosë në bazë të dëshmive, raporton televizioni Alsat.
“Unë besoj se edhe gjykata do të veprojë në bazë të dëshmive të ofruara dhe të konstatojë se është bërë kjo aktakuzë”, deklaroi avokatja Stefanovska që mbron Mirsad Qerimin, për të cilin tha se nuk ekziston asnjë dëshmi që lidhet me organizimin ose pjesëmarrjen e tij në vepër terroriste.
Veprën nuk e ka pranuar as vetë Mirsad Qerimi, i cili tha se terrorizëm ka ushtruar policia. Edhe avokati i të akuzuarit Nexhbedin Lika, Ibraim Bajrami, nuk ka pranuar aktakuzën, duke thënë se s’ka dëshmi që tregon se klienti i tij ka kryer vepër terroriste.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin













