Kosova
Të promovohen më shumë prodhimet “Made in Kosova”
Në takimin që ministri Lluka pati me delegacionin e Klubin e Prodhuesve Kosovare, u shqyrtua mundësia e fuqizimit dhe promovimit të prodhimeve Made in Kosova
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka takuar sot në dy takime të ndara me delegacionin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) dhe delegacionin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), nga të cilët ka marrë shqetësime se informaliteti dhe problemet me energjinë elektrike, janë disa nga çështjet që pengojnë zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
Ministri Lluka ka njoftuar delegacionet e AKB-së dhe KPK-së me prioritetet e MZHE-së, me ç’rast ka ritheksuar se mbështetja e bizneseve vendore përbën një prioritet të lartë dhe shtoi se në këtë linjë, bashkëpunimi me asociacionet e biznesit është shumë i nevojshëm.
Duke diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet biznesi vendor, ministri Lluka dhe kreu i AKB-së Agim Shahini janë pajtuar se duhet të punohet më shumë për qasje më të mirë në energji dhe eliminimin e barrierave për prodhuesit. Ndërkaq është kërkuar që fiskalizimi i bizneseve të ndodhë sa më shpejt.
Në takimin që i pari i MZHE-së pati me delegacionin e Klubin e Prodhuesve Kosovare, u shqyrtua mundësia thellimit të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të sektorit të prodhimit, fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova dhe nevoja e eliminimit të barrierave.
Ministri Lluka u tha të dy delegacioneve se ministra do të gjejnë partnerin e tyre institucional, për të adresuar të gjitha shqetësimet e bizneseve, të cilat pastaj do të trajtohen konform kornizës ligjore dhe institucionale, pasi konsideron se biznesi vendor është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












