Jeta në Zvicër
10 qytetet më të mira për të jetuar, në mesin e tyre edhe tri zvicerane
Në vendin e parë ndodhet Vjena, që pasohet nga Cyrihu, Munih, Duseldorf, Frankfurt, Gjenevë, Kopenhagë dhe Bazeli
Vjena është e njohur për kafenetë, arkitekturën historike, vendet e bukura dhe për të tetin vit radhazi ka fituar ‘garën’ për qytetin më të mirë për cilësinë e jetesës në botë, shkruan ‘marketwatch.com’.
Kjo listë është bërë nga firma konsulente “Mercer”, me bazë në Nju Jork, përcjell albinfo.ch.
“Me 850 parqe dhe hapësira të gjelbra dhe 100 mijë pemë që rreshtojnë rrugët, Vjena ka më shumë gjelbërim se të gjitha qytetet tjera të mëdha”, thuhet në raportin për Vjenën e Austrisë.
Vjena pasohet nga Cyrihu, Munih, Duseldorf, Frankfurt, Gjenevë, Kopenhagë dhe Bazel, që për herë të parë ndodhet në këtë listë. Qytetet e vetme jo-evropiane janë Auckland në Zelandën e Re dhe Vancouver në Kanada. San Francisco (nr. 29) ishte qyteti më i lartë i SHBA-së, i ndjekur nga Boston (35), Honolulu (36), Nju Jork (44) dhe Seattle (45).
Për bazë është marrë infrastruktura e qytetit, energjia, uji i pijshëm, shërbimet e telefonit dhe postës, transportin publik dhe trafikun.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












