Kosova
S’ka zhvillim të Kosovës pa zhvillim të turizmit
Drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ bën thirrje që turizmi të subvencionohet, pasi do ndikonte pozitivisht në ekonomin e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës
Kosova ka kapacitete të mjaftueshme turistike, por është mëkat që atë nuk shfrytëzohen. Kështu kanë deklaruar njohës të fushës së turizmit në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit. Sipas analistëve, Kosovë nuk do të zhvillohet për aq kohë sa nuk do të jetë prioritet nga institucionet edhe turzimi.
Eksperti i turizmit, Zekë Çeku, thotë se Kosova ka resurse dhe kapacitete turistike, por, sipas tij, nuk ka një turizëm aq të zhvilluar. Ai për Radio Kosovën se është mëkat që resurset turistike që ka vendi nuk shfrytëzohen mjaftueshëm.
“Sa i përket resurseve, Kosova është shumë e begatshme. Në disa aspekte, Kosova është e jashtëzakonshme, jo vetëm në raport me vendet përreth nesh, por edhe në krejt Evropën Juglindore. Kosova është njëshi kisha me thënë, sado që është vend i vogël”, tha Çeku.
Drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, kritikon institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, nuk po punojnë sa duhet në promovimin e vendit.
“Kapacitete turistike kemi mjaft, por duhet të zhvillohen dhe të promovohen ato. Këta dy faktorë janë thelbësorë për zhvillimin e turizmit. Unë mendoj se institucionet qendrore, në këtë rast, vetë Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë si prioritet turizmin. Ata, nuk ndajnë buxhet të mjaftueshëm për zhvillimin ose për ndërhyrjet në sektorin e turizmit”, tha Hoti.
Drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ bën thirrje që turizmi të subvencionohet, pasi që, siç thotë ai, kjo do ndikonte pozitivisht në ekonomin e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ndryshe, Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo vit më 27 shtator dhe ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e turizmit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











