E-Diaspora
Kafiteria në Londër refuzon të shërbejë shqiptarin për shkak të rrobave
Kafiteria “Raoul” në Londër ka refuzuar t’i shërbejë shqiptarit, Alban Saiti, 35-vjeçar, për shkak të rrobave të punës, shkruan prestigjiozja e madhe angleze “The Sun”.
Kamerieri i kishte thënë: “Ne nuk mund të ju shërbejmë juve, për shkak se rrobat e juaja janë të pista”. Albani punon në ndërtimtari. “Unë nuk punë në zyre. Unë jam një ndërtues. Çfarë duhet të bëj, t’i heq rrobat”, është shprehur Saiti, përcjell albinfo.ch.
Albani është i lindur në Kosovë, derisa jeton në Veri të Londrës. “Kam jetuar këtu që 20 vjet dhe asnjëherë nuk jam ndjerë kaq i nënçmuar”, theksoi 35-vjeçari.
Edhe pronarja e lokalit ka thënë se edhe ndërtuesve të tjerë u është refuzuar hyrja, derisa ka kërkuar falje nëse një e tillë ju shkakton probleme atyre.
Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodhë në kafiteritë e Londrës dhe raste të tilla janë dëgjuar edhe më parë.

E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde










