Sport
Taulanti fitoren ia kushton Granitit
Pas ndeshjes me Benficën mesfushori i Baselit, Taulanti është shprehur i lumtur me fitoren, që ia ka dedikuar Granitit, i cili mbushi 24 vjet
Vëllezërit Xhaka janë shumë të lidhur njëri me tjetrin. Basel të mërkurën mbrëma shënoi fitore të madhe, duke mundur Benficën me rezultat 5:0, shkruan albinfo.ch.
Pas ndeshjes mesfushori i Baselit, Taulanti është shprehur i lumtur me fitoren, që ia ka dedikuar Granitit, i cili mbushi 24 vjet. Edhe Graniti ka qenë pjesë e Baselit, derisa tashmë luan me sukses në skuadrën e Arsenalit.
Taulanti ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Benficës dhe është notuar me notën 6 nga ‘Blick’, ashtu si edhe shumica e lojtarëve të Baselit, të cilët kanë qenë fantastikë në këtë ndeshje.
Tashmë Basel ka tri pikë në grupet e Ligës së Kampionëve, derisa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me CSKA Moskën.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












