Big-Bang-u në miniaturë prezantohet më 2 dhjetor
Drejtori i hulumtimeve të CERN-it Sergio Bertolucci shprehet i entuziazmuar me rezultatet, të cilat prezantohen më 2 dhjetor
Pas më pak se tri javësh eksperimentimi me jonet e rënduara në Large Hadron Collider (LHC), Qendra Evropiane për Hulumtime Bërthamore CERN në Gjenevë, planifikon të bëjë prezantimin e rezultateve.
Më 2 dhjetor do të publikohet rrjedha e eksperimenteve me tre detektorë (Alice, Atlas dhe CMS = Compact Muon Solenoid). Eksperimenti Alice konsiston në prezantimin e gjendjes parake në të cilën është ndodhur materia pak pas shpërthimit të parë (Big-Bang) dhe quhet “Quark-Gluon-Plasma”.
Me detektorin Atlas dëshirohet të sqarohet se si varen nga njëra tjetra masa dhe energjia dhe se si e fitojnë pjesëzat masën e tyre. Detektori CMS duhet t`i përgjigjet veç tjerash pyetjes përse në fillim të universit kishte asimetri në mes të materies dhe antimateries.
Drejtori i hulumtimeve të CERN-it Sergio Bertolucci shprehet i entuziazmuar me rezultatet që kanë sjellë eksperimentet e kryera.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












