Fotolajmi
Lejimi i femrave saudite që të vozisin do të reduktojë numrin e aksidenteve
“Gratë shofere do të transformojnë sigurinë e trafikut në një praktikë pedagogjike që do të reduktojë humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara nga aksidentet”
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/09/shofere-saudite-320501311-587x392.jpg)
Largimi i ligjit që ndalonte gratë të vozisnin do të zvogëlojë numrin e aksidenteve në Arabinë Saudite, sipas ministrit të brendshëm.
Mbreti Salman njoftoi këtë javë për ndryshimin historik, duke i dhënë fund një tradite kontroverse që nuk lejonte gratë të vozisnin.
Arabia Saudite ishte i vetmi vend në botë që kishte një politikë të tillë, të cilën përfundimisht do ta hedhë poshtë në qershor të vitit të ardhshëm.
Tani Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef, ministri i brendshëm, thotë se forcat e sigurisë janë të gatshme për shtimin e shoferëve në rrugë, por nuk ka treguar nëse tash do të ketë edhe më shumë police në trafik.
“Gratë shofere do të transformojnë sigurinë e trafikut në një praktikë pedagogjike që do të reduktojë humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara nga aksidentet”, citohet të ketë thënë ai për Twitterin zyrtar ët ministrisë, përcjell albinfo.ch
Rreth 20 arabë vdesin çdo ditë në aksidente të trafikut. Arabia Saudite mbetet ndër vendet me më së shumti vdekje si pasojë e aksidenteve.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Eksperimenti i votimit elektronik në Zvicër: Sa është i sigurt? Votimi me vetëm disa klikime – kështu mund ta imagjinoni votimin elektronik. Por nuk është aq...
-
Berna dhe rrethinat e saj, me ndërprerje të madhe të energjisë të dielën
-
Një burrë u dënua me 2600 franga, pasi ofendoi mësuesen
-
Ukrainasit presin rezultate konkrete në Bürgenstock
-
Zvicër: Osmani pritet nga Amherd, rikonfirmon mbështetjen për lirinë e Ukrainës